“Buxheti më i lartë historik”, Ekonomi: Paga mesatare do të shkojë 900 euro, mbështetje në çdo fushë

schedule13:47 - 17 Nëntor, 2023

schedule 13:47 - 17 Nëntor, 2023

Deputetja e Partisë Socialiste dhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi e ka konsideruar buxhetin aktual të Shqipërisë si më të lartin historik.

Në një lidhje me Skype për “Tirana Live”, ajo treguar katër shtyllat kryesore, në të cilat mbështetet ky buxhet.

Sipas Ekonomitë, pritet nga buxheti paga mesatare në Republikën e Shqipërisë të shkojë 900 euro. Sakaq, projektbuxheti do të vijojë të mbështesë shumë sektorë si transporti ajror, detar deri te arsimi.

“Tani ky buxhet është padyshim i lartë nga pikëpamja historike e shifrave që tregon dhe në shkon në shërbim të zhvillimit rreth 7 miliardë euro. Edhe ka katër shtylla, e para që duhet të garantojë rritjen ekonomike, e dyta që do të bëjë një shpërndarje kapilare të rritjes së mirëqënies, e treta, do të sjelli një punësim cilësor dhe të mbështesi grupet në nevojë dhe e katërta, do të vazhdojë konsolidimi fiskal. Tani të gjitha këto vijnë për një arsye se menaxhimi i deritanishëm i rritjes ekonomike ishte i suksesshëm. Rritja e burimeve të Shqipërisë sipas burimeve dhe të INSTAT-it, Bankës së Shqipërisë, FMN-së, është më shumë se 3.2%. inflacioni është i stabilizuar, 4.1% është inflacioni i muajit të shkuar dhe ndërkohë reformat për gjërat më të rëndësishme në vend, kanë filluar të japin frutet e veta, që nga momenti që kur filluan në mesin e këtij viti.

Ajo që pritet nga buxheti është që paga mesatare në Republikën e Shqipërisë do të shkojë 900 euro dhe paga baza do të jetë 4o mijë lekë në muaj, e cila edhe në momentin që ne flasim është diçka e tillë. Projektbuxheti do të vazhdojë të ndihmojë familjet në nevojë, mësuesit që e kanë larg shkollën, do të japi bursa për nxënësit ekselentë, do të vazhdojë të japi mbështetje për rindërtimin për ta përfunduar atë, për vazhdimin e projekteve ajrore, hekurudhore dhe detare. Do të vazhdojë të bëjë shumë kujdes dhe për sistemin e drejtësisë. Padyshim do të bëjë shumë kujdes, pasi ky buxhet tregon që Shqipëria është një aleat i suksesshëm në NATO, duke përfshirë dhe pagesën prej 2% të GDP”, tha Ekonomi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!