Është miratuar në Kuvend buxheti për vitin 2026 në Kosovë.
Pro votuan 62 deputetë, ndërsa kundër ishin 36 deputetë nga partitë opozitare.
Ky buxhet rreth 4 miliardësh u tha se është i përkohshëm dhe emergjent, ndërsa ai do të rishikohet në muajt në vazhdim.
Në seancën e sotme nuk u përkrahën asnjë amendament i partive opozitare të cilët kishin implikime financiare, ndërsa u mbështetën dy amendamente për përfshirje në buxhet të buxhetit të Komunës së Prishtinës dhe Shtimës.


