“Buxheti i Teatrit është sa fituan Donaldi e Iliri”, Çuli e thotë për herë të parë: Nuk do të kandidoj më për drejtor

schedule13:31 - 6 Prill, 2022

schedule 13:31 - 6 Prill, 2022

Drejtori i Teatrit Kombëtar,  Hervin Çuli nga skena e teatrit Skampa në Elbasan, ka deklaruar për herë të parë se nuk do të kandidojë më për të qenë në krye të Teatrit.

Në një lidhje direkte me “ABC LIVE”, ai u shpreh: “Nuk do kandidoj, do kthehem në profesionin tim”.

Teksa po punonte  për shfaqjen ” Jashtë bie borë”, Çuli më tej tha se buxheti i Teatrit Kombëtar në vit është aq sa fitoi Ilir Shaqiri i vetëm në “Big Brother VIP”. Madje, në fillim, ai ngatërroi edhe emrin e Ilirit me rivalin e tij, Donald Veshajn.

“Kemi probleme me buxhetin. Ministria e Kulturës ka ulur prap buxhetin me teatrin. Nga Mirela Kumbaro është ulur 25%. Nga 150 milion lekë të vjetra, pra janë shumë pak lekë për një teatër. Ne tashmë jemi në 120 milionë lekë të vjetra buxhet vjetor.

100 mijë euro unë bëj kalendarin e Teatrit Kombëtar. 100 mijë euro sa mori Donaldi, jo Donaldi, si e ka ai? Ilir Shaqiri, vetëm, një djalë i shkëlqyer fitoi në një emision aq sa e ka buxhetin Teatri Kombëtar”, u shpreh Çuli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!