Buxheti i shtetit për vitin 2019, Ahmetaj: Ul borxhin, rrit pagat

schedule15:05 - 22 Nëntor, 2018

schedule 15:05 - 22 Nëntor, 2018

Në seancën e sotme plenare vazhdon diskutimi për buxhetin e vitit 2019. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, nënvizoi se dy shtyllat e këtij buxheti janë ulja e borxhit dhe rritja e pagave e punësimi i njerëzve.

“Nëse do të përkufizoja dy tiparet e buxheti 2019 ka një ngjyrë intensive të forcimit fiskal të përshpejtimit të rritjes ekonomike, por mbi të gjitha të investiemve publike dhe uljen e mëtejshme të borxhit publik. Së dyti ka një profil tashmë të konsoliduar, tejet social të reflektuar në politikat e reja, në rritjen e pagave apo dhe në politikën e vazhdueshme të relaksimit fiskal. Rritja ekonomike ka vazhduar të përshpejtohet dhe gjatë këtij viti kam dëgjuar shumë diskutime analistësh dhe jo analistësh që thonë ku është rritja. Rritja është tek 234 mijë të punësuar të rinj”, tha Ahmetaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!