“Buxheti i Kurtit, për mbijetesë”/ Ekspertët: Më i ulëti në rajon, nuk mjafton

schedule15:35 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 15:35 - 15 Dhjetor, 2024

Kosova miratoi pak kohë më parë buxhetin e vitit 2025 me një vlerë 3.6 miliardë euro. Edhe pse Albin Kurti e cilësoi si buxhetin më të mirë, ekspertët thonë se në fakt ai është më shumë për mbijetesë se për një zhvillim të qëndrueshëm.

Buxheti i ri nuk pritet të reflektojë as në mirëqenien e qytetarëve.

Eksperti i ekonomisë Mustafë Kadrijaj thotë se edhe pse ka një rritje në krahasim me vitet e kaluara, ky mbetet një buxhet mbijetese.

“Për këto tre vite nuk ka bërë fare investime, buxheti i ardhshëm nuk e di sa do t’i plotësoj ato interesat ekonomike çfarë e presin Kosovën, por që kjo (qeveri) më shumë e interesuar në disa politika sociale dhe në siguri, por duhet të kenë të qartë në ekonominë e tregut fokusi duhet të jetë tek pjesa investimeve…Është një buxhet i mbijetesës por jo me pritje të mëdha siç ish dashtë, por si duket këta janë të vetëkënaqur, por që reflektim ekonomik deri më tani nuk ka pas një gjë të tillë”

Edhe eksperti tjetër i ekonomisë , Adem Qorrolli është shprehu me kritika për vitin e ardhshëm. Ai thotë se ky buxhet është i fushatave zgjedhore.

“Ky buxhet është i një rritje nga një normë e thjesht dhe kështu do të jetë një buxhet i mbijetesës dhe një buxhet i fushatave zgjedhore, sepse do të kemi shumë shpenzime në pjesën e fillimit të vitit dhe në fund të vitit”.

 Pra buxheti historik i Albin Kurtit nuk duket të jetë aq i mirë për qytetarët e Kosovës, siç konfirmohet edhe nga vetë njohësit e fushës.

Edhe pse ka pasur një rritje për vitin 2025, buxheti i Kosovës vijon të mbetet më i ulëti në rajon. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!