I ftuar në “Money Report”, eksperti për çështjet e ekonomisë, Mikel Qafa foli fillimisht për një statistikë të publikuar së fundmi sa i përket shpenzimeve mujore për konsum të familjeve shqiptare për vitin 2022.
Në krye padyshim që qëndrojnë ushqimet bazë, e pas saj vijnë me rritje shpenzimet për banesën, restorantet dhe hotele, transport, mobilim dhe veshje e kepucë.
Qafa tha se nëse e shohim nga pikëpamja e rritjes ekonomike është pak paksa paradoksale sepse në një kohë që duhet të rriteshin shpenzimet për argëtim, shqiptarët rrisin shpenzimet për argëtim.
“Nëse shohim nga pikëpamja e rritjes ekonomike, është paksa paradoksale sepse në një kohë që duhet të rrisim shpenzimet për nevoja bazë, shqiptarët po rrisin shpenzimet për argëtim.
Duke pasur parasysh se viti i kaluar përkoi edhe me rritjen më të lartë të inflacionit, duhet të kuptojmë që rritja e shpenzimeve, vjen edhe si rrjedhojë e rritjeve të çmimeve.
Duke pasur parasysh që nevojat bazë i kanë të gjithë qytetarët, rritja tek niveli i akomodimit vjen edhe nga rritja e ofertës dhe shërbimit” tha ai.
Më pas eksperti theksoi se nuk ka të bëjë me një mirëqenie, sidomos në vitin që lamë pas.
“Jo, absolutisht që jo. Sidomos në vitin 2022. Duhet të shohim edhe zonat që ka pasur më shumë rritje dhe më pak rritje. Kjo varet nga aktiviteti ekonomik që kanë qytetet, të përhershëm dhe sezonalë” shtoi Qafa.
Në lidhje me këtë vit, ai u shpreh se beson se do të shohim po të njëjtën rënditje, por me një rritje shumë të madhe tek ushqimet.
“Mendoj që për vitin 2023, do të shohim për të njëjtën renditje, por do të ketë një rritje shumë të madhe tek ushqimet.
Duke pasur parasysh që kjo shtrirje e rritjen e ekonomike është shtrirë në shumë qytete për shkak të turizmit.
Gjitha Shqipëria, por përpiqet të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi” u shpreh eksperti.
Sipas tij lëvizja e Bankës së Shqipërisë për mos lëvizjen e normës së interesit një ditë më parë ishte e zgjuar, pasi erdhi një ditë pas lëvizjes së normës së interesit nga Banka Qendrore Evropiane, në mënyrë që të forcojë lekun
“Lëvizja e Bankës së Shqipërisë ishte e zgjuar, pasi erdhi si reagim pas lëvizjes së normës së interesit nga Banka Qendrore Evropiane , që rriti normën e interesit për huamarrjen dhe për t’i dhënë më shumë forcë lekë në përballimin e rritjes së euros, e lejuan atë që të mbajë të njëjtën normë interesi” tha ai.
Sa i përket buxhetit për vitin 2024, eksperti Qafa tha se sipas tij shpenzimet duhet të rriten në inovacion, pasi shpenzimet aty sjellin një rritje ekonomike më afatgjatë.
“Për mendimin tim, nxitja e qeverisë nuk duhet të jetë vetëm për rritjen e konsumit, por për rritjen e shpenzimeve në inovacion. Shpenzimet në inovacion sjellin rritje ekonomike afatgjatë”, u shpreh Qafa./abcnews.al