Buxheti 2025/ Proda te ‘Siguria’: 50% e flotës së automjeteve e amortizuar. Makinat me qira kanë kosto

schedule13:41 - 13 Nëntor, 2024

schedule 13:41 - 13 Nëntor, 2024

Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja në Komisionin e Sigurisë. Kryepolici Ilir Proda është i pranishëm për të raportuar në Komision.

Ilir Proda ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2025-2027. Proda theksoi se ky buxhet do të fokusohet tek sigurimi i rendit, sigurim pronës private, dhe shërbime profesionale, rritje të e sigurisë rrugore dhe kontroll ne terren.

“Synohet ulja e aksidenteve ne rruge, Kapja e autorve te veprave penale. Parandalim i veprave penale. Rritja e numrin te policise. Ulja e trafikimit te droges.” -tha Proda.

Buxheti sipas Prodës krijon kushtet per te gatantuar pagesën e orëve shtesë dhe orët e natës, pagesën për ushqimin, uniformat e reja të policisë, financimet për projektin Smart-City si edhe rikonstruksionet e disa prej komisariateve.

Ndër të tjera Proda tha se nga Buxheti i parashikuar për Policinë, 50 milionë leke do të shkojnë për Armatime.

“Duhet parë me prioritet shtesa për Investim i mjeteve që duhen blerë. 50% e flotes së automjetve është e amortizuar duhen blere automjetet se kemi kosto te medha me makinat me qira.”- shtoi ai.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Ferdinand Xhaferraj ka qenë kritik lidhur me sigurinë në vend. I ndalur tek ngjarjet kriminale, ai theksoi se situata është problematike, pasi ngjarjet kriminale kanë tronditur vendin.

Ndërsa Nasip Naço u shpreh se situata ka ndryshuar, ndonëse ka ende punë për të bërë, por sipas tij nuk mund të krahasohet me kohën kur ishte opozita aktuale.

“Kur hëngrët 1 milion shuplaka na latë 125 vrasje në vit, sot nuk eshte njesoj. Gjërat duhet t’i themi siç janë”, tha ndër të tjera Naço.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!