Buxheti/ Arben Meçe: Me sjelljen e saj, opozita vetëm po humb. Nuk del nga skenari, zhurmë dhe dhunë

schedule13:26 - 18 Nëntor, 2024

schedule 13:26 - 18 Nëntor, 2024

Komentatori politik, Arben Meçe thotë se sjellja e opozitës në Kuvend, gjatë diskutimit për buxhetin e vitit 2025, kishte të njëjtën mekanizëm dhe filozofi, duke përdorur dhunën e duke bërë zhurmë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se me sjelljen e saj, opozita po humb dhe penalizon veten.

“Është e njëjta filozofi, nuk pritej gjë tjetër. Nuk janë seriozë, ai sulm në podium, për mua janë të tepërta. Ka penalizuar më shumë opozitën sesa palën tjetër. Opozita është shumë e interesuar të shfrytëzojë çdo minutë, fitimi është mekanizimi i diskutimeve dhe pyetjeve. Nuk ke pse i sulet podiumit, nuk fiton gjë. Deri tani zhvillimet janë normale. Derisa të mbarojë ky buxhet, opozita do të jetë prezene në parlament. Me të mbaruar ky lloj debati, ku opozita ka hapsirë të madhe, por kjo sjellje, këto ndërhyrje tashmë vulgare, të papranueshme, ka për ta rikthyer përsëri në origjinë opozitën. Kur të mbarojë miratimi, do të kemi të njëjtin skenar. Kur të mbarojë aktiviteti i buxhetit, opozita do kthehet në origjinën e vet, atë mekanizëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!