Nis maratona e diskutimeve të projektbuxhetit 2026 në komisionet parlamentare por pa prexencën e opozitës.
Petrit Malaj ministri i Financave tha se objektivi kryesor i buxhetit për vitin e ardhshëm do te jetë reforma e pensioneve e cila do të nise me rritjen e pensioneve në janar dhe do të vijoj deri në 2030 ku pensioni mesatar parashikohet të arrij në 40 mijë lekë.
Një lajm pozitiv në draft buxhet ka edhe për administratën publike e cila do të përfitoj indeksim të pagave po edhe rritje për disa kategori
Më shumë fonde janë parashikuar në projektbuxhet edhe për infrastrukturën e sidomos atë hekurudhore
Sipas ministrit më shumë vëmndje do të ketë edhe për mbrojtjen duke rritur kontributin financiar si një detyrim I Shqipërisë e cila është anëtare e NATO.
Banka e shqipërisë ka vlerësuar projektbuxhetin i cili vendos fokusin në konsolidimin fiskal dhe uljen e borxhit publik ndërsa ka theksuar se reforma e pensioneve është e domosdoshme./abcnews.al

