Kuvendi po diskuton dhe voton sot nen për nen Buxhetin e vitit 2025, që është dhe buxheti më i madh në histori. PD ka depozituar 34 amendamente. Por deri tani veç të tjerash me votat e maxhorancës janë rrëzuar edhe dy prej tyre të propozuara nga Sali Berisha.
Amendamenti i parë për “Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, mori 36 vota pro dhe 72 kundër.
Ndërsa amendamenti i dytë për “Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve”, mori 37 vota pro dhe 72 kundër.
Kreu demokrat u kthye pa lavdi në seancën e sotme pas gati nje viti që qendroi në arrest shtëpie./abcnews.al