Buxheti 2025/ Deputetja Resulaj: Bazohet te sektorët që kanë treguar vitalitet të lartë. Qëllimi, diversifikimi i ekonomisë

schedule14:35 - 18 Nëntor, 2024

schedule 14:35 - 18 Nëntor, 2024

Projekt buxheti për vitin 2025, që po diskutohet në Kuvend, pritet të jetë më i madhi i viteve të fundit. Qeveria parashikon që shpenzimet për investime të jenë 822.7 miliardë lekë ose 8.2 miliardë euro. Po ashtu parashikohet një ulje e defiçitit buxhetor por edhe e borxhit publik në nivelin e 55.8%.

Deputetja e PS Pranvera Resulaj, në një intervistë për “Money Report”, deklaroi se buxhetit i vitit të ardhshëm është tregues i qëndrueshmërisë së ekonomisë. E pyetur se ku do të mbështetet rritja ekonomike, ajo përmendi sektorin e turizmit, por shtoi se qëllimi është diversifikimi i ekonomisë.

“3.9 përqind do të donim për një ekonomi në zhvillim, që këto shifra të ishin të paktën 4 për hir të së vërtetës por duke iu referuar viteve të fundit dhe goditjeve të ekonomisë ky është tregues i kënaqshëm i ekonomisë. Do të bazohet te shtyllat kryesore të ekonomisë, që kanë treguar shenjat e një vitaliteti të lartë, si turizmi. Por jo vetëm si periudha e sezonit turistik por më së shumti për një turizëm gjithëvjetor, me burimet natyrore dhe kulturore. Sikundër e kuptojmë turizmi është zinxhir aktivitetet që përfshin në vetvete dhe kjo do të prekë edhe sektorë të tjerë, si bujqësia, shërbimet, transporti ndoshta ndonjë industri e lehtë përpunuese. Duke filluar nga turizmi por duke pasur parimin kryesor diversifikimin e ekonomisë.”, u shpreh deputetja.

Duke u ndalur te bonusi për pensionistët, deputetja shtoi:

“Po t’i referohemi fjalës të kryeministrit, u kujdes që të theksonte nuk është se do të marrim më pak ata me pensione mbi 200 mijë por më shumë ata me pensione të ulëta. Ata që janë pensionistë të lartë mbi 320 nuk besoj se ndjejnë ndonjë diferencë për faktin se kategoria e pensionistëve që marrin pensione më të ulëta do të kenë një balancim të tillë. Qëllimi është rritje e fuqisë blerëse.”/abnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!