Buxheti 2024 kalon nën “tym” në Kuvend, mazhoranca e miraton me 74 vota pro

schedule10:09 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 10:09 - 7 Dhjetor, 2023

Buxheti i vitit 2024 u miratua me 74 vota pro nga mazhoranca, në seancën plenare të mbajtur këtë të enjte.

Mes rrëmujës, kaosit dhe tymit të shashkave të vendosur nga deputetë të Foltores, seanca zgjati vetëm 8 minuta.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se në seancë nuk pati diskutime nga mazhoranca, teksa Foltorja vijonte “luftën me karrige” dhe hedhjen e shashkave.

I pranishëm në seancë ishte kryeministri Edi Rama, por mungoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Nuk ka pasur diskutim fare nga ana e mazhorancës. Po kalohet nen për nen. Nuk është zoti Basha. Nuk mund të shoh qartësisht ata që mbështesin Lulzim Bashën. Po miratohet nen për nen paketa fiskale. Votimi po kryhet me karton nuk shihet qartësisht numri i asaj. Miratohet me 74 vota pro., raportoi ndër të tjera gazetarja e ABC News, Esiona Konomi.

Sali Berisha, së bashku me 5 deputetë që e mbështesin, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka ishin të përjashtuar, pas veprimeve të dhunshme të kryera në seancën e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!