Butrinti, ende i pazbuluar/ Studiuesi: Gërmimet nuk kanë nxjerrë në dritë as gjysmën e qytetit antik

schedule20:21 - 9 Shtator, 2023

schedule 20:21 - 9 Shtator, 2023

Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit.

Në zemër të Parkut Kombëtar shtrihet qyteti Antik i Butrintit.

Një qytetrim që vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike.

Arkeologjia evidenton trashëgiminë që kanë lënë kultura të ndryshme në të kaluarën: grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, turqit, francezët dhe osmanët, të cilët panë te Butrinti një zonë strategjike për të zgjeruar ndikimin e tyre.

Në saj të vlerave të rralla historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si Monument Kulture në vitin 1948,

Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Madhështia e këtij vendi kishte mbetur e fshehur deri në vitin 1927.

Zbulimet e para arkeologjike filluan me Misionin Arkeologjik Italian.

Punimet filluan në vitin 1928 ndërkohë ekspeditat e para shqiptare nisën pas luftës së dytë botërore nga arkeologët më të mirë të kohës të cilët nxorrën në pah dhe elementë ilirë.

Por pavarësisht gërmimeve dhe gjetjeve ndër vite studiuesit Halil Shabani thonë se Butrinti nuk është zbuluar i gjithi.

Butrinti është i lidhur ngushtë me mitologjinë greke.

Këtë vit në qytetin antik janë zhvilluar sërish ekspedita arkeologjike nga student bëjnë praktikën të drejtuar dhe nga arkeologët ameriknaë dhe ata shqiptare.

Përveç shkëlqimit të tij historik, Butrinti është një parajsë për 800 lloje bimësh, 246 lloje zogjsh, 105 lloje peshqish dhe 39 lloje gjitarësh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!