Andi Ismaili ka shënuar një tjetër sukses në kërcim. 14 vjeçari nga Gostivari siguroi një vend në finalen e talent show-t kroat “Supertalent”, ku dëshmoi edhe njëherë aftësitë e tij në kërcim. Në një intervistë për “Abc e mëngjesit”, ai tregoi detaje nga kjo eksperiencë, të cilën e cilësoi ndryshe nga të tjerat.
“Më pëlqeu sepse ishte ndryshe nga garat e tjera. Kam marrë shumë përkrahje nga të gjithë publiku kroat dhe për këtë arsye jam shumë falenderues. Dhe jam tepër i mërzitur që kjo eksperiencë mbaroi kaq shpejt”, u shpreh Andi duke shtuar se ka marrë edhe disa oferta për të studiuar jashtë vendit.
“Kam pasur disa oferta janë jashtë shtetit dhe janë shumë larg. Në Belgjikë, Australi ndaj mendoj se është shumë herët ta bëj këtë shpërngulje, ndoshta kur të jem më i rritur.“, shtoi Andi. 14 vjeçari është shpallur katër herë kampion bote në kërcim dhe një herë kampion në Evropë./abcnews.al