Që prej nëntorit të kaluar, në kampin e Barcelonës qarkulluan zëra se ky mund të ishte sezoni i fundit për “veteranin” e mesfushës “katalanase”, Sergio Busquets, me 34-vjeçarin që si destinacion më të mundshëm kishte kampionatin amerikan të futbollit (MLS), por dhe ligat arabe.
Më konkretish gjigandët arabë të Al-Nassr janë të gatshëm t’i ofrojnë Busquets plot 18 milionë euro për 2 vite në tokën arabe (9.3 mln/sezon). Ofertë kjo që nuk ka tunduar aspak mesfushorin, i cili prej 18 vitesh militon nën emblemën “blaugranase”.
Sipas asaj çka raporon Marca, 34-vjeçari është i gatshmë të ulë ndjeshëm pagën e tij, në mënyrë që të “fitojë” një rinovim me Barçën. Megjithatë, deri më tani klubi nuk i ka bërë asnjë “ofertë” spanjollit, për rifreskimin e kontratës. /i.m /abcnews.al