Teksa jemi afër fillimit të merkatosë së janarit, “veterani” i mesfushës së Barcelonës, Sergio Busquets, nuk e ka përjashtuar një mundësi largimi nga ekipi i tij i zemrës.
“Më pëlqejnë shumë Shtetet e Bashkuara, ata kanë një ligë shumë tërheqëse dhe nuk përjashtoj asgjë, veçanërisht Miami që është një qytet i madh.”,- është shprehu Busquets, duke hedhur kështu një “fije” drite, mbi të ardhmen e tij sezonin e rradhës.
Ndërkaq, Busquets sqaroi se këto janë hipoteza dhe se ende nuk ka nisur negociata me asnjë klub, madje as me “blaugranasit”, të cilët do të jenë të parët, që do të marrin vendimin e liderit të tyre. /i.m /abcnews.al