“Bushtër, pse parkon aty”, ylli i NBA gjyq 1 milion dollarësh për një sherr parkingu

schedule21:47 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 21:47 - 18 Dhjetor, 2020

Rajon Rondo dhe e dashura e tij janë paditur së fundmi për shkak të një sherri të bërë për një vend parkimi. Kështu raporton “TZ”, që shkruan se një grua pretendon se është rrahur nga yll i NBA dhe partnerja e tij.

Jo vetëm kaq, por ajo pretendon që ka në zotërim edhe një video të incidentit. Toktam Jorshari thuhet se jeton në një pallat me të dashurën e basketbollistit të Atlanta Hawks.

Padia e zbuluar nxjerr detaje të ndryshme, teksa thuhet se ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2020.  Rondo pretendohet se ka parkuar makinën e tij Rolls Royce SUV, me vlerë 300 mijë dollarë, në një vend të projektuar për mjetet e personave me aftësi të kufizuara.

Jorshari është shprehur se kishte parkuar ngjitur me makinën e Rondo dhe kishte bllokuar pa dashje derën anësore të shoferit. Basketbollisti, sipas gruas që akuzon, ishte tërbuar dhe i ishte drejtuar me këto fjalë: “Bushtër, pse mendon se mund të parkosh këtu”.

Veç kësaj, ajo ka paditur duke u shprehur se është shtyrë si dhe është goditur në kokë nga e dashura e Rondo, ndërkohë që pretendon edhe një dëmshpërblim mbi 1 milion dollarë. Basketbollisti, që vjet doli kampion me Los Angeles Lakers, ende nuk ka reaguar. /abcnews.al