Opozita ka paralajmëruar një ‘luftë’ në Kuvend të enjten. Ata nuk pranojnë që maxhoranca refuzon të ndryshojë përbërjen e Reformës Zgjedhore. Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, e ftuar në emisionin “Real Story”, theksoi se metodat e vjetra që po përdor opozita kanë rezultuar fatale.
“Kryeministri Rama ka qenë në seancë sa herë që axhenda e tij e ka lejuar. Sa i takon këtyre që thoni nga kampi i opozitës, uroj që të ndërgjegjësohet për faktin se këto metoda të vjetra të kaosit nuk janë mjetet që presin qytetarët. Shqiptarët kanë shumë nevoja që duhet t’i adresojmë, kështu metodat e vjetra të bojkotit, djegies së mandatit, bllokimit të Foltores, nuk janë metoda pozitive dhe për opozitën kanë rezultuar fatale sepse sa herë që kanë bërë veprime të tilla, keq e më keq kanë shkuar në rezultatet e zgjedhjeve. Opozita duhet të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të bërë kauzat e veta. Nëse zgjedh të mos ndjekë këtë rrugë që parashikon ligji dhe kushtetuta, është përgjegjësi e vet dhe do të mbajë parasysh edhe pasojat e rënies së pikëve.”
I pyetur nga gazetari se cila është opozita e vërtetë, ajo tha:
“Opozita është e përfaqësuar në kuvend me deputetët e opozitës. Proceset parlamentare kërkon që nëse opozita se kupton se duhet të jetë pjesë e proceseve, deputetët e maxhorancës do t’i vijojmë. Nuk mund të na bllokojë një situatë e vështirë në kampin opozitar, që për hir të së vërtetës nuk është aspak e këndshme as për mbrojtjen e interesit publik, do të duhet që punët të vijojnë. Nuk mund të marrim kohën tonë që duhet t’ja kushtojmë qytetarëve dhe të zgjidhim një çështje që i takon vetë opozitës.“, u shpreh ajo./abcnews.al