Bushi optimist për kualifikimin e “Shpresave”: Do luftojmë për njëri-tjetër, i dimë cilësitë tonë

schedule11:36 - 5 Tetor, 2023

schedule 11:36 - 5 Tetor, 2023

Mesditën e së mërkurës, që sapo lamë pas, tekniku i Kombëtares U-21 të Shqipërisë ose siç njihen ndrysh me nofkën, “Shpresat”, Alban Bushi prezantoi listën me lojtarët e grumbulluar për sfidat e 13 dhe 17 tetorit, respektivisht ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

Për këto dy sfida, si dhe për nivelin e skuadërs së tij, disa fjalë i tha dhe tekniku, Alban Bushi, i cili gjatë konferencës për shtyp, 1 ditë pas publikimit të listë së të grumbulluarve u ndal te rezultatet e sfidave të para të kualifikueseve e më tej u shpreh se nëse Kombëtarja A, nuk do të merrte në përbërjen e saj, lojtarë si Muçi e Brojë atëherë skuadra e tij do të ishte edhe më e fortë se çfarë është.

“Marrim ata që janë më në formë. Ata që mungojnë nuk do të thotë se nuk do të vijmë më. Si fitorja dhe humbja duhet harruar shpejt. Sapo mbaron ndeshja duhet lënë pas. E dimë shumë mirë kush jemi dhe cilësitë e e kundërshtarëve tanë. Ekipi rumun kushton 30 milionë euro. Duhet të luajmë si ekip dhe të luftojmë për njëri-tjetrin. Nëse nuk e bëjmë nuk fitojmë asnjë ndeshje.

Na kanë penalizuar gjithmonë lojtarët që na i ka marrë ekipi A. Po të kishim p.sh. Muçin Brojën mund të merrnim më shumë pikë. Aktualisht Kombëtarja A nuk do të na marrë lojtarë, sepse nuk janë ende gati, jo se nuk janë cilësorë”,- u shpreh Bushi.

Më tej, gjatë konferencës për shtyp, tekniku i “shpresave” foli dhe për Kombëtaren A, ku fillimisht u ndal te lojtarët që pritet të grumbullojë tekniku Sylvinho e më pas u ndal te bashkëpunimi frytdhënës, që ka me tekniku brazilian, duket qenë se ky i fundit është gjatë gjithë kohës në Shqipëri, teksa është zhvendosur për të jetuar këtu, që nga momenti kur mori në dorë “frerët” e Kombëtares.

“Pyetje që më bëhet në çdo konferencë. Nuk është se mund të ndryshojë shumë për një periudhë të shkurtër. Për momentin nuk mendoj se ka një lojtar që mund ta ndihmojë skuadrën e parë në këtë moment.

Me Sylvinho-n po bashkëpunojmë mirë, sepse është gjatë gjithë kohës këtu, në Shqipëri.”,- u shpreh tekniku i “shpresave”, në përfundim të konferencës së tij për shtyp, pas publikimit të listës së lojtarëve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!