Bushati i rikthyer: Të mos bien në kurthin e vetëkënaqësisë, situata e PD-së duhet të na shqetësojë

schedule13:10 - 9 Prill, 2022

schedule 13:10 - 9 Prill, 2022

Kongresi i Partisë Socialiste riktheu Ditmir Bushatin. Në fjalën e tij përpara delegatëve në Pallatin e Kongreseve, Bushati, i rikthyer tashmë, vuri theksin te një parti më e hapur dhe më përgjegjëse për besimin e dhënë nga qytetarët.

Ai tha se PS, duhet të jetë alternativa më e mirë dhe jo e keqja më e vogël. Bushati u ndal edhe tek situata në Partinë Demokratike, për të cilën u shpreh se duhet që të shqetësohen. Socialisti nënvizoi se ndonëse janë në mandatin e tretë nuk duhet të bien në kurthin vetëkënaqësisë.

“Mekanizma si Këshillimi Kombëtar janë një instrument i rëndësishëm ndërveprimi. Por ne kemi për detyrë që zërin e shoqërisë ta jetësojmë. Ne jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për Shqipëria është më e madhe. Aktivizimi politik dhe krijimi i kushteve për dialog nuk mund të kuptohet pa parti që shërbejnë si organizma regjenerues.

Kujdesi për demokratizim të mjaftueshëm është me rëndësi. Për krijimin e një plejade të re politikanësh. Partia të shërbejë edhe si platformë mendimi dhe debati. Na duhet angazhim dhe diskutim rreth ideve politike. Kjo do të mundësonte një shoqëri më demokratike. Udhëhiq vendin siç udhëheq veten. Këtë duan sot.

Sfida jonë e radhës është si ta përhapin drejtësinë në të gjitha sferat. Atëherë do ta vendosim thekson te vlerat që prodhon shumica. PS duhet të jetë alternativa më e mirë dhe jo e keqja më e vogël. Një parti ku identiteti dhe besimi te vlerat e lirisë janë në të gjitha nivelet. Ne duhet të mos bien në kurthin e vetekënaqësisë. Situata e pazakonte që po përjeton opozita duhet të në shqetësojë. Unë e kam bindje se Shqipëria duhet të ishte në vendet paranojë në negociata e integrimit nëse do të kishim krijuar kushte për dialog. Fjala kompromis nuk duhet të cilësohet si pazar.

Jo shumë larg nesh në Ukrainë, paqja dhe liria janë nën agresioni. Kush do ta kishte imagjinuar këtë luftë në Evropë. Kush do ta kishte imagjinuar këtë eksod pas atij të motrave dhe vëllezërve tanë në Kosovë. Ukrainasit i kaluan ndasitë politike sapo filloi lufta dhe rrokën armët. Ata po tregojnë se është e mundur të jesh edhe patriot edhe të besosh në një shoqëri të hapur”, deklaroi Bushati. g.v/abcnews.al