Kuvendi ka miratuar me 82 vota pro ndryshimet ligjore për funksionimin e AMA-s, njëri ndër dy ligjet që ka shkaktuar reagime të mëdha me frikën se qeveria do të censurojë median përmes vendimeve administrative.
Ndërkohë që 82 deputetë votuan pro, 14 kundër dhe 6 abstenim, deputeti socialist Ditmir Bushati nuk i është bashkuar grupit të PS.
Bushati, i cili më parë ka shfaqur rezerva ndaj ligjeve abstenoi në votim.
ABC News raportoi sot se ish-ministri i Jashtëm, deputeti Ditmir Bushati ka kërkuar rregullime në “Paketën antishpifje”, që të mos cenohet liria e medias. Në funksion të këtyre rregullimeve ai ka kërkuar edhe shtyrje të votimit, planifikuar në rendin e sotëm të punimeve të Kuvendit.
“Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë, është në kundërshtim me KiE, që nuk e ka kërkuar këtë ligj”, ka thënë Bushati.
Ndërkohë qe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka theksuar se gjithçka është konsultuar me OSBE dhe sot do të miratohet varianti i përmirësuar sipas gjithë rekomandimeve.
Votimi
82 pro
6 abstenim
14 kundër. /abcnews.al