Bushati falenderon Kryeministrin: Rama ka të drejtë të ndryshojë drejtimin politik të MEPJ

schedule17:12 - 15 Janar, 2019

schedule 17:12 - 15 Janar, 2019

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka kërkuar që të përfundojë sa më shpejt procedura për ndryshimin e lidershipit politik të ministrisë që ende drejton. Vendimin e kryeministrit Edi Rama e konsideron si një e drejtë e kreut të ekzekutivit.

I shëndrruar në pikën e fortë të përplasjes Presidencë – Kryeministri, ministri në detyrë i punëve të jashtme Ditmir Bushati vendosi të mos heshtë më.

 “Pozicioni i ministrit ka dimensionin kushtetues dhe politik. Rama e ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ dhe kjo është e drejtë e tij për të përzgjedhur ekipin e tij që ai do të përmbushë objektivat e programit në këtë fushë”.

Falënderues shprehet ndaj kryeministrit Rama që e përzgjodhi ta drejtonte Ministrinë e jashtme e në të njëjtën linjë kërkon edhe largimin e tij.

“Thënë kjo, në kuptimin kushtetues, apeli im sot është shumë i thjeshtë: për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik në MEPJ, por që do t’i krijonte njëkohësisht mundësi vendit për t’u përfaqësuar në mënyrën të denjë dhe efeciente në arenën ndërkombëtare, aq më tepër ku siç e patë dhe gjatë konferencës së shtypit me kolegun tim italian vendi është përballë sfidave të cilat nuk i ka njohur të paktën më parë”.

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati,zgjdhi ta komentojë vendimin e kryetarit të qeverisë në konferncën e përbashkët për shtyp me homologun Italian Enzo Moavero Milanesi, i cili shprehu mbështetjen e Italisë ndaj  Shqipërisë për të marrë kryesimin e OSBE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!