Ish-presidenti i Amerikës, George W. Bush në një intervistë ka thënë se është shkouar nga reagimi i njerëzve ndaj ndërveprimeve publike që ai ka me ish-zonjën e parë Michelle Obama, që reflekton miqësi mes tyre.
Duke kujtuar disa momente të paharrueshme bashkë në hapjen e Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane të Smithsonian dhe ndërveprimin e tyre në varrimin e senatorit John McCain 2018, ku ai i dha asaj një Altoid, Bush tha se ishte i tronditur nga mënyra se si njerëzit reaguan.
“Populli amerikan u befasua aq shumë që unë dhe Michelle Obama mund të ishim miq. Amerikanët janë aq të polarizuar në mendimet e tyre sa nuk mund ta imagjinojnë një George W. Bush dhe Michelle Obama të jenë miq”, tha Blush gjatë intervistës në CBS Sunday Morning.
Në intervistë, ish-presidenti gjithashtu i bëri thirrje kongresit për të ulur retorikën e ashpër mbi imigracionin./e.b-abcnews.al