Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Bursat e studimit, 3667 studentë përfitues në Universitetin e Tiranës

schedule16:49 - 7 Janar, 2021

schedule 16:49 - 7 Janar, 2021

Nga Maksi Rama

Brenda kësaj jave 3667 studentë të Universitetit të Tiranës mund të tërheqin bursat e studimit, pasi u shpallën fitues të tyre. Lajmin e konfirmoi Rektorati UT, nëpërmjet zyrë së Financës.

Janë 1636 studente kategori nevoja ekonomike me efekt financiar 147.510.000 leke dhe 2031 studente me nota 9-10 me efekt financiar 182.790.000 leke.. Ndërkohë ne total 3667 studente me efekt 330.300.000 leke”, sqaroi financieri i Rektoratit të UT-së.



Sipas Luan Laprakut, shef i financës pranë Rektoratit, procedurat e verifikimit të listave për bursa të studentëve janë bërë në një kohë mjaft të shkurtër

“Me datë 5 janar erdhi transferta nga Ministria e Arsimit dhe po atë dite u bë mbledhja e bordit të UT dhe u dërgua në MASR dhe MFE.. Sot bëhet çelja e fondit në thesar dhe për pune orësh do fillojë pagesa për muajt nëntor-dhjetor 2020”, tha më tej Lapraku.

Ndërkohë auditoret e universiteteve do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër të ri të Komitetit të Ekspertëve dhe mësimi do zhvillohet vetëm online.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!