Bursa e Energjisë/ Kim: Kur punojmë sëbashku mund të arrijmë gjëra të mëdha

schedule11:31 - 11 Prill, 2023

schedule 11:31 - 11 Prill, 2023

Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka qenë e pranishme në ceremoninë e zhvilluar në kuadër të nisjes së operimit të Bursës Shqiptare për Energjinë mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

Kim në fjalën e saj ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe në integrimin e tregut shqiptar në Evropë.

Sipas saj një hap i tillë e bën Shqipërinë një vend më të besueshëm dhe strategjik për investitorët e huaj.

“Kjo është një gjë e madhe dhe e rëndësishme, sepse ndodhemi në një çast të rëndësishëm të zhvillimit strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Evropë, kjo ka të bëjë me një mundësi, që Shqipëria dhe Kosova dhe që rajoni të kenë stabilitet. Kjo ka lidhje me stabilitetin dhe sigurimin e energjisë, me sigurimin që kompanitë ta shikojnë një vend të sigurt. Së treti ka të bëjë me integrimin, pasi Shqipëria do të integrojë tregun e saj me Kosovën do të shikohet si një mënyrë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Më e rëndësishme është që kemi të bëjmë me integrim ekonomik në Evropë. SHBA ka qenë shumë krenarë që të mbështesë këtë projekt. Partnerin tonë duhet që ta shikojmë të zhvillohet dhe të integrohet. Ky bashkim tregu do e rrisë më tej tregun e Shqipërisë dhe në BE. Shtetet e bashkuara përmes USAJDIT po punojnë për shkëmbime të tjera transparente me vendet e tjera”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!