Burri vret gruan shtatzënë para maternitetit në Kosovë

schedule18:46 - 30 Nëntor, 2022

schedule 18:46 - 30 Nëntor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në oborrin e Spitalit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë.

Sipas medieve në Kosovë, dyshohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e spitalit.

Viktima është rreth  35 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policia.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.

 

/abcnews.al/