Në këtë banesë në Orikum të Vlorës mesditën e të premtes policia gjeti një çift pajetë.
Burri dyshohet se ka vrarë gruan dhe më pas veten. Bëhet fjalë për Sose Xhebroi dhe Llogora Xhebroi prindër të dy fëmijëve, 18 dhe 16 vjeç.
Policia thotë se është njoftuar nga urgjenca se një grua është gjetur pajetë dhe me shenja dhune në banesë.
Ka qenë një nga fëmijët që ka lajmëruar autoambulancën dhe qendrën shëndetësore të Orikumit. Personeli shëndetësor shkoi në adresën e njoftuar.
Pas tyre në vendngjarje shkuan dhe uniformat blu të cilët ushtruan kontrolle dhe ne garazh gjetën Llogora Xhebroi për të cilin dyshojnë se është vetëvrarë me armë zjarri.
Arma pistoletë u gjet në vendngjarje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 40-vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti I saj 50 vjeç.
Pas transportimit të trupit te pajetë të gruas në spital Llogora Xhebroi dyshohet se ka qëlluar veten me pistolete të cilën e mbante në garazh aty ku edhe i ka dhene fund jetës.
Arsyet që çuan Llogora Xhebroi në vrasjen e gruas dhe vetes janë ende të paqarta. Hetuesit po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
Sink – fqinja- na ra si bombe, ishin njerez te mire
Çifti sipas burimeve policore kishte konflikte me njëri tjetrin dhe ishte në proces divorci.
Ata kishin nje lokal në hyrje të Orikumit ku punonin së bashku.
abcnews.al /


