Burri shqiptar vrau gruan me thikë, “profecia” e fqinjës tre javë më parë: Ai do ta therë atë

schedule17:02 - 30 Korrik, 2021

schedule 17:02 - 30 Korrik, 2021

Krimi i rëndë që ndodhi në Greqi në një familje shqiptare ku burri theri me thikë gruan e tij duket të ketë qenë një tragjedi e paralajmëruar.

Mediat greke kanë publikuar një status në rrjetet sociale të fqinjës së tyre e cila ishte ankuar disa herë për shkak se çifti konfliktohej shpesh herë duke debatuar me tone të larta. Rasti i fundit kishte qenë në datë 11 korrik, kur ajo kishte paraqitur një denoncim në polici.

Në të njëjtën ditë ajo kishte bërë një status në rrjetet sociale për të njëjtin rast duke shkruar edhe një “profeci” për fatin e tyre.

“Sot unë thirra 100 për dhunë në një familje në apartamentin përballë meje ku jeton edhe një i mitur. Patrulla erdhi pas 25 minutash, ata as nuk u shqetësuan të zbresin. Thjesht hapën dritaret dhe u larguan. Unë nuk bëra asnjë ankesë. Ju thirra për shkak se dëgjova një zhurmë. Për fëmijën. Në televizor vetëm trupat llogariten. Kur ai ta therë atë unë do të njoftoj çdo kanal për t’iu kritikuar”, shkruante ajo.

Burri vrasës kishte disa vite që administronte biznesin e tij në Daphne ndërsa bashkë me gruan fatkeqe kishin edhe një djalë. Fqinjët i thanë policisë se ata nuk kishin shumë të shoqërueshëm, dhe shkëmbenin vetëm një “mirëmëngjes” me ta. Deri më sot ata as nuk i dinin emrat e tyre. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!