Burri shqiptar në burg për drogë, policja britanike: E dija se punonte kuzhinier për futbollistët

schedule14:45 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 14:45 - 12 Dhjetor, 2022

Një police në Britani është shkarkuar nga puna, pas pretendimeve të saj se nuk ishte në dijeni të aktiviteteve kriminale të bashkëshortit shqiptar.

Mediat britanike shkruajnë se Rasvinder Agalliu bënte një jetë luksoze me makina të shtrenjta dhe rroba luksoze. Por duket se oficerja e policisë e kishte mbyllur një sy për sa i takonte marrëdhënies në çift.

E reja, e cila është edhe modele, dori para prokurorisë në lidhje me këtë çështje. Por ndaj saj nuk kishte mjaftueshëm prova dhe akuzat ndaj saj ranë. 47-vjeçarja është martuar me Julian Agalliun. Ata jetonin së bashku në një pronë me qira, që paguanin 5 mijë paund.

Përveç kësaj, ish-polices i pëlqente jeta e luksit. Ajo përdorte një Audi që kushtonte 70 000 paund dhe veshje si Louis Vuitton. Gjithçka doli në dritë pas arrestimit të Julianit për trafik droge.

 

47-vjeçarja ka dëshmuar se jetesën e siguronin falë punës së Julianit. Por për këtë pretendonte se burri i saj ishte kuzhinier privat i futbollistëve dhe merrte një rrogë nga 1 mijë deri në 4 mijë paund në javë.

Po ashtu, ajo ka shtuar se burri i merrte paratë cash dhe nuk paguante taksa. Por edhe këtu, autoritetet e kapën mat, pasi sipas tyre duhej që Agalliu të ishte bërë dyshuese ndaj burrit të saj duke qenë se ishte edhe police.

Por deklaratat e gruas binin ndesh për shkak të jetës së saj luksoze. Në shtëpinë e tyre më 25 qershor 2020 u gjetën lëndë narkotike, sasi të shumta parash dhe një radio policore.

Në një kontroll tjetër u gjetën pranga, pajisje uniformash si dhe disa dokumente lidhur me një disk pyetësorësh që bënin fjalë për një hetim. Julian Agalliu, sipas autoriteteve britanike, përdorte Encrochat për të komunikuar me rrjetin e tij të trafikut të drogës. Ai pritet të dënohet më 9 shkurt.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!