Burri rreh ish-gruan në Gjirokastër, i vjen në ndihmë edhe i vëllai

schedule09:38 - 26 Shtator, 2021

schedule 09:38 - 26 Shtator, 2021

Një person në Gjirokastër bashkë me të vëllanë kanë dhunuar ish-gruan e tij. Policia njofton se F. S. dhe G. S.(vëllezër)  janë shpallur në kërkim pasi kanë rrahur  O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).  Më pas ata kanë plagosur me thikë një tjetër person me iniciale S.G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një  bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).

Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S”, njofton policia. m.v/abcnews.al