Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Burri rreh dhe bën për spital bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

schedule21:37 - 28 Qershor, 2021

schedule 21:37 - 28 Qershor, 2021

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:



Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!