Një 65-vjeçar nga Larisa përfundoi në spital pas hëngri një sufllaqe në sheshin kryesor të qytetit. Gjatë ngrënies ai kafshoi një shkop shishqebapi, i cili i çau të gjithë pjesën e gojës duke i shkaktuar gjakosje, ndërsa pronarët e biznesit u alarmuan duke njoftuar ambulancën dhe policinë.
Sipas mediave greke, pasi u dërgua me urgjencë në spital, mjekët i hoqën atij objektin e huaj në nofull duke e stabilizuar nga gjëndja shëndetësore.
Më pas u zbulua se pronarët e biznesit e kishin harruar shkopin e shishqebapit në mish gjatë shërbimit. /abcnews.al