“Burri merret me kanabis”, moderatorja shqiptare zbulon të ardhurat: Kam 4 biznese dhe 1 punë

schedule19:54 - 5 Gusht, 2022

schedule 19:54 - 5 Gusht, 2022

Moderatorja Aulona Musta ndodhet aktualisht me pushime dhe duket se po relaksohet vërtetë. Gjatë kësaj kohe, ajo i ka dhënë mundësinë fansave të saj, të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim interesi i ndjekësve në Instagram ka qenë i madh.

Madje, njëri prej tyre, e ka pyetur se: “Ku i gjen gjithë ato lekë ngele çdo ditë të vitit me pushime, apo burri me kanabis?”.

Moderatorja nuk ka nguruar të përgjigjet, duke thënë se ka tre biznese dhe Instagramin 4. Sakaq, ajo ka theksuar edhe bashkëshorti ka biznesit e tij dhe nuk merret me kanabis.

fillimisht i tregoi ndjekësit të gjitha burimet e saj të të ardhurave, dhe pasi “i bëri llogaritë” e veta, ajo i drejtohet personit në fjalë me pyetjen: “Ti të tuat i ke bërë?”

“Kam tre biznese, plus Instagrami që është biznes më vete u bënë 4, plus një punë në televizion, u bënë 5 burime të ardhurash. Plus puna e burrit, imobilate/shitje blerje pronash u bënë 6 burime të ardhurash (po pate ndonjë pronë për të shitur ose blerë na thuaj).

Ndërkohë po mendoj/planifikoj/projektoj të ndërtoj edhe dy biznese të tjera brenda vitit të ardhshëm.

Ja llogaritë e mia t’i bëra. Ti të tuat i ke bërë? Se ky është halli, që duke bërë të miat, harron se duhet të merresh me të tuat dhe pasta i hakërrehesh fatit dhe botës.

P.s: Të them një sekret të vogël, zakonisht burrat që merren me kanabis nuk nxirren në Instagram me fytyrë, mbahen sekret”, ka shkruar Aulona./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!