“‘Burri’ më i fortë që kemi në qeveri”. Ky ishte vlerësimi që Edi Rama kishte për Belinda Ballukun, gjatë një takimi me banorët e Klosit, ku kreu i socialistëve u ndal sot në vijim të turit të tij elektoral, ndërsa theksoi se prej delegimit në këtë qark, ajo ka qenë gjithnjë pranë banorëve.
“Ky qark ka dhe një avantazh tjetër që ka Belindën këtu. Është ‘burri’ më i fortë që kemi në qeveri, përveçse është edhe grua, dhe nënë, dhe shoqe, është ‘kokëderre’ e madhe si person dhe e keni parë që sa shumë rri këtu me ju, jo tani, por qysh kur ka ardh e deleguar. Sa herë që ndodh që e kërkoj thotë jam në Dibër, jam në Dibër dhe realisht kemi vendosmërinë bashkë me Belindën, bashkë me gjithë të tjerët që ti japim një shtysë shumë të fortë këtij qarku”, u shpreh Rama./abcnews.al