Burri i jep fund jetës në Gjirokastër, gruaja e gjen të varur në pemë

schedule09:50 - 12 Mars, 2023

schedule 09:50 - 12 Mars, 2023

Një 80 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në degën e një thane pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zhulat të Gjirokastrës. Mësohet se Sheme Gjeçi është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij pasi vuri re mungesën e tij në shtrat.

Sapo ajo ka dalë për të parë për të shoqin, e ka gjetur të varur në degën e thanës. Dyshohet se 80 vjeçari është vetëvarur në kushtet e depresionit pasi kishte kohë që vuante. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!