Burri humbi jetën në punë, gruaja: Marshi i prishur, pronari ia jepte lekët në zarf, e siguroi pas vdekjes

schedule09:20 - 14 Maj, 2022

schedule 09:20 - 14 Maj, 2022

59-vjeçari Ferdi Metushi ka ndërruar jetë më 19 prill në fshatin Mollaj të Ballshit, ku mjeti i tij është rrëzuar në pikën e grumbullimit të inerteve duke e zënë poshtë.

Gruaja e tij Ndalime Metushi i është drejtuar prokurorisë duke kërkuar drejtësi për vrasjen e bashkëshortit. Ajo thotë se makina që ai drejtonte ishte me marsh të prishur dhe se pas vdekjes së 59 vjeçarit sipas saj janë “fshirë” provat. Ndërsa akuzon kompaninë se nuk e kishte siguruar të shoqin, gruaja thotë se pronari e ka siguruar pas vdekjes. Thirrja e saj para prokurorisë është që ngjarja të hetohet dhe të vihet drejtësia në vend.

Unë kam ardhur këtu për t’i bërë thirrje prokurorisë policisë drejtorit të policisë për të drejtën e burrit tim se përse u vra. Kemi dëgjuar që kanë thënë deklarata të ndryshme nga realiteti. Na kanë rënduar më tepër se ç’më iku burri. Dua drejtësi për burrin tim se përse u vra. Ai punonte ditën natën tërë javën. Kur ka punuar ka qenë i pasiguruar. Kur më iku burri dëgjoj pronarin i cili më erdhi në shtëpi dhe thotë se ka qenë i siguruar. Në një kohë që sigurimi është bërë pas vdekjes. Kur ka bërë aksidentin burri ka qenë defekt leva e marshit. Leva e marshit ka qenë e prishur. Në këtë kohë burri është marrë me levën e marshit ka qenë i ngarkuar ka qenë duke e shkarkuar e ka tërhequr ngarkesa dhe e ka zënë poshtë.

E kishte siguruar burrin pas vdekjen. Arben Lutaj quhet pronari i firmës. I thoshte gjithmonë për lekët se ja vononte. Lekët i merrte në dorë. Nuk na kanë lajmëruar ne si familje e kemi marrë njoftimin pasi burri ka qenë në morg. Kemi parë se është bërë ndërhyrje te kjo makinë pas vdekjes. Burri im në tërë jugun e kërkonin të gjitha kompanitë.

Konkludohesha me burrin se thuhet se nuk punohet natën. Ka shkuar  policia dhe i ka kapur duke punuar. Se nuk lejohej për të marrë inerte në lumin e Vjosës. Edhe pas vdekjes së burrit tim punohet. Pse të hidhet baltë mbi dinjitetin e burrit tim mbi punën e tij mbi djersën e gjakun e punës së tij. Më ka lënë mes katër rrugëve, me kredi me fëmijë të pamartuar dhe kërkojmë drejtësi”, tha ajo.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!