Korabi mbetet pa trajner. Dorian Bubeqi e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Ish-sulmuesi i drejtonte dibranët prej më shumë se dy vitesh dhe tashmë ka menduar të mbyllë bashkëpunimin.
Kjo lëvizje në fakt nuk është një rastësi, pasi vjen direkt pas një humbjeje në shtëpi me ekipin e Burrelit. Matjanët fituan 1-2 në Peshkopi dhe kështu jo vetëm i kanë marrë vendin e tretë Korabit, por e kanë lënë edhe pa trajner.
Drejtuesit e klubit dibran tani duhet të mendojnë për pasuesin e Bubeqit. Objektivi për t’u ngjitur në Superiore është venitur, por duhet siguruar një vend në katërshen e parë, për të siguruar automatikisht qëndrimin në Kategorinë e Parë. /abcnews.al