Burreli i ka besuar stolin trajnerit shkodran, Samuel Nikaj. Ai ka pranuar ofertën e drejtuesve matjanë dhe ka nisur menjëherë nga puna, duke bërë edhe përforcimet e para në skuadër.
Taulant Sefgjinaj, mbrojtësi i majtë i larguar nga Kastrioti, ka nënshkruar me Burrelin. Laçiani ka luajtur më parë në Superiore me klubin e qytetit të tij, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Teutën e Erzenin.
Një tjetër lojtar që do jetë pjesë e Burrelit për sezonin e ardhshëm është edhe anësori Fabio Hasa. I formuar te Partizani, 24-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Tërbunit të Pukës. Ai ka luajtur edhe me Teutën në Superiore, si dhe në Kategorinë e Parë me klube si Dinamo e Turbina. /abcnews.al