Burrat apo gratë? Studimi i fundit tregon se kush u rrezikua më shumë nga Covid-19 në Shqipëri

schedule09:13 - 13 Korrik, 2020

schedule 09:13 - 13 Korrik, 2020

Një studim i bërë nga UN WOMEN në Shqipëri ka arritur në përfundimin se nga periudhia e Covid-19 janë prekur më shumë gratë se sa burrat në shumë aspekte.

Perfaqësues i UN WOMEN ne Shqipëri Michele Ribotta u shpreh  për emisionin ABC e Mëmgjesit se ky studim është kryer në bazë të anketave dhe është kategorizuar nga ekspertiza.

“Gratë kanë gjasa të jenë më të ndikuara, ne mendojmë për çështjet e shëndetit dhe situata që përkeqesohen. Kjo situata ka ndikime të ndryshme, por të njëjën kohë janë vëzhguar se cfarë po ndodh në vend. Arsyeja tjetër është se e kategorizuar nga ekspertiza ishte e nevojshme, në bazë të gjinisë”, tha ndër të tjera Ribotta.

Ndërsa konsulentja e UN WOMEN, Ani Plaku deklaroi se ky studim u krye nga data 17 deri në 26 prill.

“Po sigurisht, ky anketim u ndërmorë nga 17 deri në 26 prill në t gjithë vendin. U krye me një kampion që u nda në mënyrë proporcionale. Sot kemi rezultate për një pjesë të mirë të vendeve të Ballkanit.

Ne arritëm të masnim  edhe pak frikërat që kishin burrat dhe gratë. Nëse do të shihnim pak apektin emocional , gratë janë më të infektuara e kemi 60% të grave në krahasim me burrat. Nëse do të shihnim edhe dhunën në familje, gratë janë në numër të lartë në këtë periudhë pandemie. Nga ana tjetër raportohet edhe në blerjn e produkteve si maskat që raportohet se gratë kanë pasur më shumë probleme”, tha Plaku.

Më tej, ajo shtoi se në krahasim me disa vende të tjera Shqipëria raportohet edhe më mirë, edhe më keq.

“Ne kemi aktualisht 10 vendet që kanë dal të dhëna, nga të cilat raportohet se Shqipëria është edhe më mirë, por edhe më keq.  Një e dhënë është ulja e vendit të punës në disa vende, shikojmë që Shqipëria raporton jë diferencë gjinore mes burrave dhe grave. Nga ana tjetër papunësia nga covid rezulton se burrat janë më të prekur se gratë në Shqipëri”, theksoi konsultja./abcnews.al