Buronin nga veprimtari kriminale, konfiskohen 4 apartamente me vlerë 300 000 euro në Elbasan

schedule12:30 - 19 Janar, 2023

schedule 12:30 - 19 Janar, 2023

ELBASAN – Katër apartamente me vlerë 300 000 euro janë konfiskuar sot në Elbasan, me dyshimet se buronin nga veprimtari kriminale.

Dyshohet se apartamentet e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve: Zamira Gjongecaj 48 vjeçe, banuese në Elbasan dhe Besnik Braka 58 vjeç, banues në Tiranë (bashkëjetues).

Njoftimi i plote:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për iniciimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fasada 4”, kanë konfiskuar 4 pasuri të paluajtshme (apartamente), me vlerë rreth 300 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve:

-Z. Gj., 48 vjeçe, banuese në Elbasan dhe N. V. alias B. B., 58 vjeç, banues në Tiranë (bashkëjetues).

Këta shtetas janë dënuar ne vitin 2009, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u konfiskuan 4 apartamente me vlerë 300 000 euro, me sipërfaqe totale rreth 470 m2, të ndodhura në Elbasan.

Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.