Sezonin e shkuar zbriti në fushë dhe i dorëzoi titullin kampion Tiranës, i veshur me ngjyrat bardheblu. Presidenti Ilir Meta përfiton nga rasti që tani të urojë një tjetër klub të madh të futbollit shqiptar.
Dinamo, 18 herë kampione e vendit, është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, pas fitores së djeshme kundër Vorës. Kryeqytetasit tashmë kanë edhe disa biznesmenë që do të investojnë dhe po tentojnë të ringrihen në majat e futbollit shqiptar.
Presidenti Meta, në rrjetet sociale i uron për rikthimin në elitë dhe shkruan: “Shumë urime Dinamos për rikthimin në Superiore! Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive”. /abcnews.al