Kryeministri Rama e ka nisur këtë fillim jave duke konsumuar një kafe me ish-Presidentin Alfred Moisiu.
Kreu i qeverisë e konsideron ish-Presidentin “një burim të pashtershëm urtësie.”
Fotoja ëshrë postuar nga vetë kryeministri Rama në Facebookun e tij zyrtar.
Të dy shihen ulur pranë njëri-tjetrit duke konsumuar kafe, ndërsa Rama dëgjon këshillat e ish-kreut të Shtetit.
“Me Presidentin Moisiu, burim i pashtershëm urtësie”, shkruan Rama krah fotos, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e takimit.
/Abcnews.al/