Burgu i Shënkollit kthehet në spital Covid, punonjësit të frikësuar dhe pa masa mbrojtëse

schedule13:41 - 9 Shtator, 2020

schedule 13:41 - 9 Shtator, 2020

Burgu i Shënkollit në Lezhë është vënë në dispozicion të të burgosurve që janë të infektuar me koronavirus.

Ata kanë mbërritur nga disa burgje të vendit dhe po mbahen në një ambient të veçuar.

Kreu i sindikatës së shërbimeve policore të Shqipërisë, Valentin Maca denoncon se punonjësit e burgjeve janë të frikësuar dhe nuk kanë masa të posaçme për t’u mbrojtur nga Covid.

Maca u shpreh:

“Sot jemi në Shënkoll për të denoncuar kushtet e vështira që po kalon ky institucion për mungesë të ambienteve dhe kushteve minimale të kryerjes së punës nga stafi civil dhe policor.| Për të ilustruar gjendjen, janë 20 punonjës që janë pajisur me veshjet e caktuara që po kurojnë aktualisht shtatë të dënuar me Covid që kanë ardhur nga Drenova, mbi 30 të dënuar që ishin në burgun e Zaharisë…”

Kreu i sindikatës denoncoi po ashtu se stafi punon në kushte të vështira për të arritur në vendin e punës, për transport dhe për paga. s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!