Burgu, gati për Salianjin/ Gazetari: Shembull për politikanët që shpifin! Softa: Pushteti nuk merret me dhunë!

schedule23:50 - 27 Shtator, 2024

schedule 23:50 - 27 Shtator, 2024

Gazetari Flogert Muça në “Ora e Fundit” në ABC News foli për dënimin e deputetit të PD Ervin Salianji me një vit burg për kallëzim të rreme.

Ai theksoi se dënimi ndaj Salianjit është një vendim gjykatë dhe se tashmë deputeti demokrat është një shembull për politikanët që shpifin.

“Vendimi ndaj Salianjit është një vendim gjykate. Dhe nuk mund të bie pre e “kurthit” që u bëhet gjyqi gjyqtari. Por është lajm  i mirë që është goditur një fenomen. Duhet ndarë retorika politike, deklaratat politike, akuzat politike, nga veprimet dhe një vepër penale. Dhe kjo historia që deputetët mund të thonë çfarë të duan dhe më keq akoma mund të bëjnë çfarë të duan se nuk u hyn gjemb në këmbë, prish balancat para drejtësisë.  Ky është edhe një mesazh për politikanët se nuk mund ta përdorin pushtetin apo paranë për të inskenuar…një situatë që nuk ka ndodhur.

Ndërkohë eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa tha se ka kohë që politika në vend është konfliktuale. Ndërsa duke u ndalur tek dënimi i Ervin Salianji, ai theksoi se montimi i audiopërgjimit përbën vepër penale.

“Politika ka kohë që është shumë konfliktuale. Në këtë rast për aq kohë sa është gjykata, palët nuk mund të flasin. Historia e përgjimit është e hershme, është një periudhë e gjatë dhe sot kemi vendimin e Shkallës së Apelit në formë të prerë. Ky audiopërgjim është dërguar në Britani dhe kanë marrë një përgjigje për të vërtetuar autorësinë, nëse personi është i njëjtë. Përgjigja sipas vendimit të gjykatës nuk është autentike. Dhe del që është audiopërgjim i montuar”, tha ai.

Gjithashtu eksperti i Sigurisë Softa shtoi se sot mungon një politikë që të ketë etikën e saj dhe që përplasjet të jenë në favor të publikut.

“Kanë kërkuar të prodhojnë konflikt. Gjithmonë ka qenë dhuna si një formë për të marrë pushtetin. Sot qytetarët kanë humbur besimin tek politika. Është rritur shumë elektorati gri…Politika ka nevojë për një ndryshim dhe unë uroj që metoda e saj të ndryshojë”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!