“Burgosi” familjen në banesë, gjykata cakton 20 ditë burg për 35-vjeçarin. Ja çfarë tha në gjykatë

schedule10:51 - 29 Janar, 2024

schedule 10:51 - 29 Janar, 2024

Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 20 ditor për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijën e mitur, brenda banesës së tyre.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se prokuroria ndryshoi qëndrim ku fillimisht kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” teksa më pas kërkoi 30 ditë.

Avokatët kërkuan shtrim të përkohshëm në psikiatri deri sa të bëhet ekspertiza psikoligjore.

Vetë Zhaboli foli shkurtimisht në gjykatë ku tha se e bëri një veprim të tillë “për tu kujdesur për anëtarët e familjes pasi kisha frikë për ta”.

“Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e “arrestit me burg” me afat kohor 20 ditë, 35-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë. Gjykata vendosi ta lërë në burg për 20 ditë, deri në pritje të akt ekspertizës për të parë nëse ka probleme shëndetësore apo jo. Avokatët kanë kërkuar që klienti i tyre të qëndrojë i shktruar në psikiatri. Zhaboli është shprehur se këtë veprim e ka kryer për të mbrojtur këta të fundit. Avokati ka deklaruar se Zhaboli ka probleme të shëndetit mendor. Edhe nëna e këtij të fundit ka treguar se djali i saj ka pasur probleme shëndetësore, ai kishte refuzuar mjekimin”, raportoi gazetari Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!