Këtë të hënë ka dështuar të zhvillohet sërish në Gjykatën e Posaccme seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit nuk u paraqit personalisht, ndërkohë qe mungonte edhe avokatja e caktuar kryesisht për të Valentina Teodoresku.
Erion Veliaj ka pretenduar se furgoni i shoqërimit të Burgjeve është vonuar për ta dërguar nga paraburgimi i Durresit për ne Gkyaktën e Posacme. Kryebashkiaku i Tiranës e cilësoi këtë, ngelizhencë të qëllimshme por ky pretendim u hodh poshtë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Këto të fundit than zyrtarisht se kanë njoftuar në kohë Veliajn për përgatitjen dhe nisjen e tij drejt seancës gjyqsore, por kryebashkiaku ka refuzuar të dalë me pretendimin se mjeti i policisë së Burgjeve ishte vonuar.
“Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.”- thuhet në reagim.
Veliaj kishte kërkuar të mbrohej vetë përpara GJKKO që në këtë mënyre t’i mundësohej dhënia e dosjes hetimore, pas refuzimeve të vazhdueshme që ai të lexojë fashikujt fizikisht. Seanca e radhës u caktua në datë 19 janar, ku pritet të vendoset kalimi ose jo për gjykim./abcnews.al


