Burg për vrasësit e Liridonës/ Gjykata e Prishtinës vendos një muaj burg për tre autorët e dyshuar

schedule12:25 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 12:25 - 3 Dhjetor, 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Naim Murselit, Granit Pllavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Murselit.

Bashkëshorti i viktimës që ka urdhëruar ekzekutimin është akuzuar për veprën penale “Vrasje të rëndë të kryer në bashkëpunim”, Granit Pllava qe ka kryer ekzekutimin akuzohet për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer një vrasje të rëndë”.

Gjykata caktoi masën e paraburgimit për një muaj pas seancës dëgjimore që u mbajt këtë të dielë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se bashkëshorti i Liridona Murseli kishte paguar 30 mijë euro për ekzekutimin e saj dhe se kishte pasur me armë autorin Granit Pllavën.

Gjykata thotë se po ashtu ka dyshime të bazuara se ka pasur tentativë të përsërituara për të kryer këtë vepër penale.

Në hyrje të gjykatës këtë të dielë u mbajt edhe një protestë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist që mbanin pankartë ku shkruhej se “Nuk ka paqe pa sigurinë e Grave”.

Liridona Murseli 30 vjeçe u vra me 29 nëntor në Prishtinë teksa ndodhej në makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy femijët e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!