Burg për kushëririn e Noizy/ Durrës, i dogji dy herë lokalin këngëtarit

schedule23:22 - 3 Korrik, 2023

schedule 23:22 - 3 Korrik, 2023

Gjykata e Durrësit vendosi të lërë pas hekurave Eraldo Musteqen i cili dogji dy herë lokalin e kushëririt të tij, këngetarit Rigels Rajku, ose Noizy sic njihet me emrin e artit.

Ndaj 26-vjeçarit prokuroria e Durrësit ka ngritur 2 akuza, atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Rezulton se në 29 qershor kur u ndalua në zonën e Currialave ai ka bërë rezistencë madje policia i sekuestroi edhe një thikë.

Mendohet se në seancën, që u mbajt me dyer të mbyllura, Mustqeja ka pretenduar se është keqtrajtuar nga policia.

Ai ka thënë se ishte duke medituar kur u shoqërua me forcë nga efektivët.

Përveç zjarrit të 29 qershorit, Musteqja dyshohet se është autor dhe i dy zjarrvënieve të tjera, njëra më 11 qershor në të njëjtin lokal i cili u shkrumbua thuajse plotësisht dhe më 10 qershor në derën e shtëpisë së familjes së këngëtarit.

Vetë këngëtari në një reagim në rrjetet sociale tha se kushëriri ishte besimtar ekstremist dhe kundër tregtimit të alkolit në lokale.

Sipas Rajkut kjo ishte edhe arsyeja që kushëriri i tij i dogji dy herë lokalin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!