Burg për Gëzim Çelën/ Gjykata në Ferizaj cakton 40 ditë paraburgim për baronin e drogës

schedule17:24 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 17:24 - 9 Dhjetor, 2023

Është arrestuar në Ferizaj i ashtuquajturi baron i drogës Gëzim Cela, i shumëkërkuar nga drejtësia prej disa vitesh. 55 vjecari është vënë në pranga gjatë operacionit policor Fundi i trishtë që ka aktivizuar policinë e shtetit, atë kosovare dhe agjenci të huaja ligjzbatuese. Gëzim Cela ishte fshehur në një fshat të Vitisë, në një banesë të ofruar nga një shtetas kosovar. Në momentin e arrestimit ai ishte në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit në banesën ku ai strehohej, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik me 15 fishekë. Ish punonjësi i policisë ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Europë  u shpall në kërkim nga Spak ne Tetor, pasi doli në  përgjimet e operacionit “Flakë në Det”. Gjatë këtij operacioni u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”.

Çela ishte i shpallur në kërkim edhe nga Interpol Tirana pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale të trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2014 gjeti dhe sekuestroi në vilën e tij në Fushë kuqe 207 kilogramë kanabis, 22 kilogramë heroinë, një sasi kokaine si dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpol Roma, Itali, pasi në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet heqje lirie për shfrytëzim prostitucioni dhe organizator të migrimit illegal. Gëzim Çela ka qenë në detyrën e oficerit të Forcave Speciale përpara viteve 1997./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!