ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut, të cilët përfunduan në pranga pak ditë më parë.
Ata dyshohen të jenë të përfshirë në për të paktën 6 vrasje. Arrestimi i tyre erdhi pasi ish-anëtari i bandës së Laert Haxhiut, Artan Tafani u bë i penduari i drejtësisë dhe tregoi krimet e kryera.
Artan Tafani u arrestua pak ditë më parë në Lushnjë, ndërsa ishte në kërkim për vjedhjen e një Exchange në zonën e Astrit në Tiranë. Kreu i bandës, Laert Haxhiu, është arrestuar në Greqi dhe pritet ekstradimi drejt vendit tonë.
Kërkesat për masën “Arrest në burg” për:
1. Artan Tafani
2. Laert Haxhiu (në mungesë)
3. Lulzim Spahia
4. Ligor Romacka
5. Erisiano Abedini
6. Marglen Topuzi
7. Idriz Manej
8. Bujar Abedini
9. Enriko Xhahysa
10. Bledar Berberi
12. Fatjon Veliu/ n.m. abcnews.al